Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një grua ka përplasur një të mitur. Burime nga policia konfirmojnë se i mituri eshte dërguar në spital, ndërsa shoferja është shoqëruar n• komisariat.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 12:45 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” automjeti me drejtuese R. A ka aksidentuar shtetasin e mitur K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja R. A do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/