Plagosja në Yzberisht, kush është “Xubi” dhe detaje nga dosja e tij...

Plagosja në Yzberisht, kush është “Xubi” dhe detaje nga dosja e tij penale

708
0
Shares

Një person u shpall në kërkim, për plagosjen e 24-vjeçarit  D.V, në Yzberisht mbrëmjen e djeshme, ndërsa zbulohet se personi është një emër i njohur për policinë.

Fatmir Avdillari së bashkë me të vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Fatmiri ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave.

Sipas policisë, Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej në burg. Por pavarësisht deklarimeve të ‘Xubit’, prokuroria dyshonte se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme.

Sapo ka dalë nga burgu, Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin “Xubi” mblodhi të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e çuan tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit u hakmorr, duke e vrarë. Ndërkohë që pas daljes nga burgu, në 2017 u akuzua për trafik droge.

Ndërkohë që vëllai i ‘Xubit’, Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij./Ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY