Arrestohen dy policë dhe 6 persona të tjerë, ja pse akuzohen

Arrestohen dy policë dhe 6 persona të tjerë, ja pse akuzohen

138
0
Shares

Dy punonjës policie kanë rënë në pranga, pasi dyshohen për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”. Bëhet fjalë për  një polic në Kukës dhe një tjetër në Mallakastër,

Në praga të policisë në bashkëpunim me SHÇBA kanë rënë dhe 6 persona të tjerë. Pas hetimit disamujor u finalizua operacioni “Kopshti i Skacajve”, ku u asgjësuan disa bimë narkotike, ndërsa  u arrestuan

Inspektor R.C. 58 vjeç, punonjës policie me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet në Kukësit, për veprën penale të “Shpërdorim detyre”.

H.Y., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Piskë në Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”; B.M., 58 vjeç, banor i fshatit Piskë, Njësia Administrative Shënmri, Kukës, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

 Nga hetimet, rezulton se punonjësi i Policisë dhe kryeplaku i fshatit Piskë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra, kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme. Edhe pse dyshohet se kishin dijeni mbi kultivimin e narkotikëve, ata nuk kishin informuar autoritetet. Hetimet vijojne në lidhje me implikime të tjera të mundshme.”

Ndërkohë, dje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat dhe Komisariatin e Policisë Mallakastër, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit “Gjerbës”, SHÇBA ekzekutoi vendimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, L. XH., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY