“Boll show-t me kod zgjedhor”, Fuga letër të hapur: 15 pikat e...

“Boll show-t me kod zgjedhor”, Fuga letër të hapur: 15 pikat e panegociueshme nëse doni institucione

94
0
Shares

Akademiku Artan Fuga e quan dështim takimin e djeshëm dhe tryezën e diskutimit për reformën zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Artan Fuga propozon zgjidhjen me 15 pika, të cilat i referon në një letër të hapur, përfshirë këtu dhe ambasadorin e OSBE, Borchardt.

Fuga shkruan se duhen lënë show-t jashtë vëmendje, duke u fokusuar tek puna konkrete, pasi vendi ka muaj që ndodhet në pikë të hallit, pa asnjë institucione.

REAGIMI I FUGES

Mjaft show-t me kod zgjedhor!
———
Letër e hapur elektoratit dhe politikanëve!

Në vëmendje të amabasadorit të OSBE shkëlqesisë së tij zotit Boschart!

15 pika të panegociueshme nëse doni institucione dhe komb!

Takimi me ndërmjetësimin e OSBE ishte një dështim. Por, jo sepse iku ky dhe erdhi ai. Ato janë shfaqje estrade.

Klasa politike ka nevojë t’a mbledhi mendjen! Populli në votimet e fundit i braktisi zgjedhjet. Jo për këtë ose për atë, zgjohuni, por sepse e ka kuptuar se ato janë farsa elektorale. Nuk janë votime, as zgjedhje.

Kështu do të bëjë edhe për zgjedhjet për deputet.

. Zgjedhje ku mjaftojnë të votojnë katër a pesë kryetarë partish dhe quhen legjitime nuk do më njeri!

. Zgjedhje ku deputet të bën vet kryetari i partisë si i do prapanica, nuk të vjen më njeri. Nuk pranon më kush të bëhet budalla gjithe jetën! 30 vjet budalla hajde pranohet, por gjithë jetën është pak si shumë! U be një shekull që nuk kemi votuar njëherë tamam!
Turp! Shame!
. Zgjedhje ku deputetë bëhen anëtarë të qeverisë si kandidatë për deputetë dhe me vetura, nëpunës pas vetes, nuk i ha më njeri. Kush do të bëhet deputet të zbresi nga kali, nga gomari, a nga Benzi gjatë fushatës!
. Ne duam që vota jonë të shkojë te kandidati për deputetë që duam si person, jo votën e hedhur për Hasanin ta marri Hyseni!
Mjaft me këto lojra idiote!
. Rregullat e brendshme të partive për grupet e tyre të deputetëve janë krejt antikushtetuese! Mortja që nuk na ha! I quajnë grupet e deputetëve struktura të partive politike! Dhe thonë se ka ndryshuar rregjimi në Shqipëri. Ne jemi akoma në 1946 në votimin me gogla mo. Ore ne e mbyllim një sy, por ju na kërkoni të heqim trurin!
. Votime ku administrata voton si ushtri kazerme për vendin e punës, as mos i quani votime.
. Partia demokratike me këtë kod ose si ky pastaj mos qarravitet duke thënë : Eeeeeee, na voooodhën zgjeeedhjet!
Për shumë opozitarë nuk ka më histori në politikë pas këtyre zgjedhjeve! Do të dalin nga historia me turop! Treni i fundit i periferisë i orës 24 e 5 minuta! Treni tjetër nuk ka ! Besoj e dinë!
. Zgjedhje ku një horr pse ka logon e një partie me një deputet në Kuvend të ketë privilegje në fushatë krahasuar me një njeri të ndershëm që e duan qytetarët, pa parti, as mos u shkojë ndërmend të bëni!
. Mjaft lekët tona për partitë kryesore, por garë e barabartë elektorale për të gjitha partitë!
. OSBE qe takon individë pa kritere të qarta pranie aty e ka krejt gabim.
. OSBE duhet të konsultojë ekspertët asnjanës jo ata që bëjnë si ekspertë dhe në fakt rrinë poshtë tavolinave të partive duke parë me venerim pjesët e poshtme të trupave të kryetarëve.
. Nuk ka pikë kuptimi që takimin për kodin zgjedhor ta bëjnë me deputetë sepse është konflikt i pastër interesi. Unë jam deputet unë bëj kodin për atë se kush do të jetë deputet! Me këtë mënyrë deputetët rrinë derisa të vdesin, edhe pasvdekjes deputet, mandati i Merkelit nuk është asgjë para jetëgjatësisë së tyre si deputet.
. Ata kolltukofagë që kanë ardhur nga listat në Kuvend nuk kanë punë me kodin zgjedhor. Të përcaktojnë se me cilën partinë janë pastaj. Kodi në fuqi nuk u jep atyre asnjë të drejtë të fusin hundët dhe duart në kodin zgjedhor.
. Kurse deputetët që kanë thyer politikën e partisë së tyre të formojnë një parti dhe të paraqiten me një sigël. Lojën hipokrite dhe e ndyrë që edhe të jenë deputetë nga listat e një partie dhe të mos e njohin atë parti nuk e hamë dot si zgjedhës dhe qytetarë me dy paré mend në kokë!
. Nëse OSBE, elektorati, dhe ca burra e gra që ende janë në politikë pajtohen me këtë maskarallik atëhere që tani zgjedhjet janë të trukuara rëndë, janë çorbë derrri.
Mos na vidhni mandatet!
Po na vodhët mandatet ne do të shesim votat!

Dhe pastaj qurravitemi nëpër bundestaget e Evropës : Amani mo na pranoni!

Këtu fillon pranimi përndryshe përgjegjësia i kap të gjithë, pa përjashtim, edhe OSBE, edhe partitë, edhe deputetët, edhe intelektualët, edhe vetë qytetarët!

Mjaft u tallët me ne kemi muaj e muaj pa institucione!

Me një kod fallco ne nuk votojmë më!

Gjithë shqiptarët sot që nuk janë në konflikt interesi i nxjerrin gjuhën politikës, tallen me të, shfryjnë kundër saj nën zë ose hapur në rrugë, kafene e gjithandej.

Këtu kemi arritur?
Kështu e çuam dëm demokracinë ku kishim aq shumë shpresa!
Po shtohen frikshëm shqiptarët që duan diktaturë!
A e mendoni!
Unë i kam të gjitha provat përsa kam shkruar!

Me konsiderata,

Artan Fuga

Qytetar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY