“Shengeni ballkanik i Rama-Vuçiç”, Ish-deputeti: Teori e rrezikshme, na largon nga Europa

“Shengeni ballkanik i Rama-Vuçiç”, Ish-deputeti: Teori e rrezikshme, na largon nga Europa

125
0
Shares

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar idenë me te fundit të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, e cila është aprovuar dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Shengeni Ballkanik”, quhet ideja, e cila do të sjellë që vendet e Ballkanit, t’iu japin liri ne lëvizje shtetasve nga këto vende. Githsesi, Shehu e ka cilësuar aventureske si ide, dhe nderkohe zbulon se këto ide janë të sponsorizuara nga serbët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shehu thekson se kjo teori është e rrezikshme, ndërsa shton se; “Kjo deklarate aventureske e Rames vjen mbas goditjes qe i dha atij Bundestagu edhe per çështjen e kufijve e kërkon te mashtroje shqiptaret se ky “Shengen” mund te zëvendësojë për neve BE-ne, apo se integrimi do te jete kolektiv e jo sipas standardeve te çdo vendi”.

REAGIMI I SHEHUT
“Shengeni Ballkanik” i Rama-Vucic, endra e “Jugosllavise se Re”, na largon nga Europa.
Rama- Vucic ne dakordesi per nje “Shengen” te Ballkanit ringjallin nje teori te vjeter e te rrezikeshme vecanerisht per shqiptaret, e perputheshme kjo me endrat e Serbise, e sponsorizuar nga politika skeptike europiane per Rajonin, nga forca te brendeshme jo europeiste, si dhe nga shtete lindore prezente ne kete hapesire, qe per interesat e tyre duan ta mbajne ate jashte BE.

Kjo deklarate aventureske e Rames vjen mbas goditjes qe i dha atij Bundestagu edhe per ceshtjen e kufijeve e kerkon te mashtroje shqiptaret se ky “Shengen” mund te zevendesoje per neve BE-ne, apo se integrimi do te jete kolektiv e jo sipas standarteve te cdo vendi.

E vetmja e ardhme per ne eshte te koncentrohemi secili e si Rajon ne perbushjen e standarteve europiane, te cilat ne procesin e integrimit do te na bashkojne me Europen, do te cvleresojne kufijte tane dhe do te na afrojne ngushtesisht me njeri tjetrin si pjese e BE e jo si e nje tjetre Jugosllavie.

Nqs Rama me Vucic, kerkon ta ktheje kete “inisiative” edhe ne nje hakmarje apo kercenim per Europen, ai vecse na kujton Don Kishotin duke i bere te gjithe te gajasen, por nderkaq po demton rende interesat tona me te medha kombetare.
Ky skenar Rama-Vucic, antishqiptar e anti europeist, si ai Enver-Tito dikur, duhet ndalur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY