VIDEO/PD nuk i ndahet Veliajt: Mashtrimi me ujin e pijshëm dhe tenderat...

VIDEO/PD nuk i ndahet Veliajt: Mashtrimi me ujin e pijshëm dhe tenderat e fundit

111
0
Shares

Në fokus të akuzave të PD ka qene ndër të tjera dhe mungesa e ujit në kryeqytet, problem qe PD ia ka faturuar kryetarit Erion Veliaj.

Ne nje reagim të fundit, zedhënësja e PD Ina Zhupa, shkruan se qytetaret ne Tirane e paguajne 40% me shtrenjte ujin e pijshem dhe  nuk heziton te nxjerre informacionet mbi tenderat e UKT.

Ina Zhupa:

Miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilesi për tu pirë.

Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit , Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milion leke per “Blerjen e uji te pijshëm për administraten e Bashkise”. Sigurisht edhe ky tender ju dha ofertuesit me te larte, jo vetëm kaq por edhe në konflikt të pastër interesi pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për tu pirë (VIDEO Link):

Nëse uji i cezmave te Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat sic deklaron Veliaj atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lek për të blere ujë të pijshëm për zyra me paratë tona?!
Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës, ose po shperndoron parate e qytetareve te Tiranes per te blere uje kur uji është i pijshëm edhe nga cezma?!

Qytetarët e Tiranes nuk kanë ujë te pijshem, paguajne 40% më shtrenjtë ujin e pa pijshem qe vjen kur i teket UKT dhe detyrohen të degjojne propagande boshe nga kryemashtruesi i Tiranes qe e blen ujin me parate e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY