Gjermania ‘PO’ me kushte për negociatat, aktori i njohur i humorit i...

Gjermania ‘PO’ me kushte për negociatat, aktori i njohur i humorit i shton dhe 9 të tjera

103
0
Shares

Bundestagu gjerman i dha PO me kushte Shqipërisë, duke i vështirësuar rrugën për në BE, pasi vendit tone i duhet të realizojë me sukses punën për 9 kushtet. Reagimet pas vendimit të Gjermanisë kanë qënë të shumta, sa ironike ashtu dhe te drejtpërdrejta.

Ndërkaq, aktori i humorit, Julian Deda ka ‘shtuar’ edhe nëntë kushte të tjera që sipas tij Shqipëria duhet të përmbush për të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Reagimi i Julian Dedës:

Nëntë kushtet:

  1. Ujë dhe drita 24 orë.
    2. Të bëhet testi i shëndetit mendor për çdo njeri që do ketë vendimarrje në këtë vend.
    3. Mashtruesit dhe hajdutët e taksave te shqiptarëve të dënohen njësoj si vrasësit.
    4. Servilët të shpallen non grata.
    5. Profesionistët të kenë perparësi kur bëhet fjalë për vende pune.
    6. Të krijohen kushtet e favorshme, që shqiptarët e ikur nga vendi të kthehen dhe të punojnë këtu.
    7. Të pesëfishohen te ardhurat për frymë, që shqiptarët të mos jetojnë sot për nesër.
    8. Mediat të jenë 100% të lira dhe të pandikuara për të ushtruar detyrën.
    9. Zgjedhjet, jo vetëm te jenë të lira dhe të ndershme, që populli të ketë mundësi të  zgjedh atë që do, përfshirë këtu edhe Presidentin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY