E PLOTE/Topalli me një fjalim ndryshe, tregon vuajtjet e tmerrshme të jetës:...

E PLOTE/Topalli me një fjalim ndryshe, tregon vuajtjet e tmerrshme të jetës: Kam dështuar për shumë vite

174
0
Shares

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka marrë çmimin e karrierës, një vlerësim  nga Universiteti i Shkodrës. Në fjalën e saj, Topalli tregoi vitet e vështira të jetës së saj, kur i është dashur të vuajë, për shkak se familja e saj ishte e përndjekur.

FJALIM I PLOTE

Viti 1977.
Ne auditorin A1 te Universitetit tone po behej olimpiada e matematikes per rrethin e Shkodres.Ky ishte kontakti i pare me Institutin,sic quhej ne ate kohe.
Isha e vogel, ne klasen e shtate. Hyra me shume emocione ne ate salle. U ula diku tek banka e dyte nga dritaret.

Me dukej se kohen e kisha kundershtare. Ajo po me ikte dhe une ende nuk po e zgjidhja njeren nga ushtrimet. Ne nje moment mu duk se e kapa .. se gjeja po ecte .. e ne fakt e bera. I zgjidha te gjitha… E ndjeva se ia dola. Kur koha mbaroi une i kisha hedhur nje sy te fundit. Dorezova fletoren dhe i rashe nga piaca per ne shtepi.
Isha gjithe gezim, po ecja shpejt per t’ treguar ne shtepi se isha e sigurte se do vleresohesha.

Te nesermen ne shkollen 11 Janari , te gjithe e kishin marre vesht se une kisha marre vendin e pare. Po fluturoja. Kur zilja ra per pushim,po zbrisja shkallet me shoqet e klases, per me dal ne oborr. Ne shkalle ishte mesuesi im. Prit pak me tha. Ti ke dal e pare ne matematike ne olimpiade. Por, cmimin nuk mund ta japim ne emrin tend. Do i jepet shkolles sone. Kujtoj qe , u gezova se u konfirmu nga mesuesi qe une kisha dal e para.
Te tjerat nuk kishin rendesi.

—-
Kam pritur mbi 40 vjet me ardh perseri ketu.
Kesaj rradhe per nje cmim me emrin tim😀.

Para pak ditesh me erdhi nje mesazh ne celular nga nje pedagoge e universitetit, e cila me vuri ne dijeni se do nderohesha me nje çmim nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”.
E lexova , por nderkohe po mbaja ne krah femijen e sapo lindur te vajzes.
Thashe do i pergjigjem sapo te jem e lire.
U çudita. Zakonisht , kur bie nga pushteti nuk te japin cmime. E gjeta vehten me buze ne gaz. Pastaj thashe.. Eshte Universitei i Shkodres.
Dhe dua ta them , se jam shume mirenjohese per kete cmim, per te gjithe ju profesore, qe u kujtuat, e votuat dhe sot jeni me mua ne kete ceremoni shume prekese per mua.

—-Gjate kohes se gjimnazit, ne sallat e ketij universiteti pastaj jam kthyer cdo vit. Gjithnje per olimpiada te matematikes.
Me ishte rritur besimi ne vehte, punoja shume per te ruajtur vendin e pare.
Dhe kisha nje enderr..
Te behesha si Marie Kyrie.😀

Nje here , nuk po dija me zgjidh nje problem. Gjithe mbasditen ndejta duke punu e nuk ia dola. Kur rashe me fjete, mora nje flete dhe lapsin nen jastek , gjithnje me mendjen tek problemi. Kujtoj qe me doli gjumi, dhe isha krejt e kthjellte per zgjidhjen.;mora letren e lapsen dhe e e bera.

Nese kush mendon se politika ka qene pasioni im gabohet.
Ndoshta une jam sot ketu per shkak te angazhimit tim 20 vjecar ne politike.
Por pasioni dhe dashuria ime e madhe ka qene matematika.
Numrat kendonin dhe matematika ishte muzike per mua.
Dhe sic ndodh shpesh, pasioni i madh pengohet rruges.
Ashtu sic ma bene ne klasen e pare , kur me hoqen foton nga tabela e nderit, njelloj per 10 vite rresht me hoqen te drejten per te studjuar.
Ky fat ishte caktuar para se une te lindja dhe do me ndiqte deri ne ndryshimin e sistemit.

Kur mbarova gjimnazin me mesatare 10 une ende doja te besoja se , meqe te tjeret nuk preferojne matematike dhe une isha fituese edhe ne shkalle kombetare e olimpiades se matematikes , do me jepnin te drejten per te studju.
Kujtoj im ate, qe me thoshte:
Neve na kane shpallir armiq te popullit.
Si mendon se mund te te lejne te ndjekesh studimet e larta.?!!

Se pse une isha armike e popullit une prap se kuptoja.
Por kush mendon se historia nuk perseritet gabohet.
Nese sot guxon te thuash cfare beson dhe kritikon shefin” perseri armik mund te te shpallin.
Mund te te thojne se je edhe e deklasuar ..biles edhe kolaboracioniste
Atehere nuk e dija, dhe as doja ta mendoja se jeta nuk eshte nje qiell pa stuhi, nuk eshte nje rruge pa aksidente, nuk eshte nje relacion pa zhgenjime e dhimbje.
——
Une jo vetem nuk u bera Marie Kyrie😀, por gjerat u komplikuan dhe me shume rruges.

Ne vend te studimeve une fillova pune si nxenese ne fabrike ne tezgjah.
Me premtuan qe pas 6 muajsh do fillosh te paguhesh.
Ne ishim 6 vete ne familje. Jetonim vetem me pensionin e babait( 4 mije leke). Nena ime bente pune dore me ndihmu dicka.
Me kishte mesuar edhe mua te punoja me shtiza centro, t’i ngrija , te qendisja , te punoja triko, etj etj.
Keshtu qe mezi po prisja te filloja te merrja rrogen. Por, kur kaluan 6 muaj me thirri drejtoresha e me tha se :- per ty nuk kemi vend pune.
U ktheva ne shtepi, pas 6 muajsh pune me tre turne pa asnje leke ne xhep.
Pas ca kohesh me dhane letren e punes per punetore tre turnesh ne uzinen e telave.
Por kur i dorezova letren shefes se kuadrit , e mori e lexoi dhe me nxori nga dera.
Une nuk kisha besimin per te punuar as ne uzinen e telave, punetore me tre turne.
Dikur,pas 2 vitesh babai i nje shoku te klases ne tetevjecare me ndimoi me fillu pune ne stacion te misrit.
Aty kam punuar rreth 8 vite si punetore bujqesie. Nga 20 deri ne 28 vjece)
Kam mih token, kam rradhu, kam prashit, kam hedh plehun, kam mbajt thase etj

Ne 91 dhashe nje Konkurs ( provim) pranimi
Me pranuan ne fakultetin e matematikes, ne Tirane.
Vitin e pare e mbarova shume mire.
Por meqe kisha vajzen e vogel , u ktheva ne universitetin e shkodres ku studjova vitet e tjera dhe ku u diplomova.
Mbaj mend se ne ceremonine e diplomimit une shkova me vajzen time per dore.
Ishte nje dite e bukur.
Si ajo dita kur fitova per here te pare ne klasen e shtate.

Sic e dini tashme, une kam deshtuar per shume vite, deri sa hyra ne universitet.
Une kurre nuk e kisha pare ne enderr te behesha Kryetare Parlamenti.
Por kurren e kurres nuk mund ta besoja se ne liri , vendi yne te vuante nga mungesa e perfaqesimit, sepse dikujt, per te ruajtur karrigen e vet i interesonte djegia e mandateve dhe mos hyrja ne zgjedhje.

Gjerat jane te çuditshme ne jete.Kur me ofruan te behesha deputete isha rreth 32-33  vjece. Kisha deshtuar edhe ne endrren time per te dhene mesim matematike, ne fakultetin e shkencave ketu, sepse vendet po mbylleshin.
Isha kancelare dhe sapo kisha fillu me dhane mesim te drejten publike.

Ne 96 me zgjodhen menjehere kryetare komisionit te ligjeve , kur une kisha krejt pak eksperience, e pas nje viti, kur dolem ne opozite ne ‘97 me votuan per nenkryetare Kuvendi. Opozita me mesoi te njoh vendin, njerezit, problemet, sfidat.
Pushteti me dha privilegjin te kontriboja per liberalizimin e vizave dhe futjen e vendit ne Nato. Kur une fitova nje eksperience te madhe dhe isha me kompetente se vite me pare, me larguan.
—-
Kam hyre ne politike kur koha ishte, qe te qualifikohesha
Me nxoren nga nga parlamenti kur kisha kompetencat dhe kualifikimet e duhura.
Kam qene edhe nxenese me nota shume te mira edhe nuk duhej te beja universitet.
Kam qene edhe “ armike edhe perfaqesuese e qytetit tim.
Kam qene edhe punetore bujqesie edhe kryetare parlamenti.

Kam qene ne fund …kam hypur ne maje.
Kam gabuar shume here. Kam patur maturine per t’a pranuar dhe kam kurajon per te thene se me vjen keq.
Por kurre nuk kam bere nje gabim.
Nuk jam dorezuar kurre.
Kam vrapuar pas besimeve te mija,pa pyetur per pasojat. Kam qene e privilegjuar me perfaqesu Shkodren .
Ne bote ka shume qytete te bukura.
Per mua Shkodra eshte me e bukura, me inkluzivja, me e verteta.
Dhe e verteta ka qene liria ime dhe liria e qytetit tim.

Ndonjehere edhe nuk ia kam dal, por edhe kam ditur te gjej :-
forcen per te fal, shpresen per te bere beteja, sigurine kur kam frike, dhe miqesine kur ka mos marreveshtje
Gjate 3 viteve te fundit kam patur kohe per reflektim , por edhe me shume kohe per te gezuar buzeqeshjen, per te reflektu mbi trishtimin., per te perqafuar me shpesh femijet dhe per t’i qendruar me afer nenes sime qe nuk leviz nga shtrati.
Nuk te bejne te lumtur vetem duartrokitjet, por gjen vehten te lumtur edhe ne anonimat.

Dhe sot jam shume e nderuar qe qendroj para jush, ne universitetin e qytetit tim.
Falenderoj rektorin per fjalet e mira.
Senatin e shoqaten e Alumni per zgjedhjen.
Une nuk besoj se kam qene me e mira.
Mendoj se kam nje histori ku kam provuar se e verteta eshte Liria ime.
Dhe kete e kam nga qyteti im.
Une nuk e di nese kam bere zgjidhjet me te mira ne jeten profesionale.
Por di te them se po te kthehesha mbrapsht mbase do merresha me teknologjine e informacionit.
Ia kam keshilluar femijeve te mij. Do ia sugjeroja pa
dashte me u imponuar cdo gjimnazisti.
Ne po jetojme kohen e revolucionit te katert industrial.
Po jetojme sfidat e inteligjences artificiale.
Meqe politika nuk e ka mendjen , do ju perserisja sot si qytetare e shkodres.
Ne duhet te ndjekim zhvillimet e kohes.
Dhe shqiptaret mund t’ia dalin ne nje fushe ku shume te rinj te tjere ne bote, te privilegjuar do ia pertonin dhe nuk do donin te lodheshin.
Jack Ma thote:-
“Une mendoj se ne 30 vitet e ardhshme, bota do ndryshoje shume.Tecnologjia e re do te ndryshoje cdo aspekt te botes.
Ne duhet te ndryshojme qe tani.
Mes gjithe sfidave , une mendon se gjeja me sfiduese eshte edukimi.
Biles, edhe universitet me te mira ne bote, do perballen me te njejtat sfida, sepse cdo gje qe i mesojme femijeve tone jane gjera qe ia mesojme tash 200 vjet, dhe qe makinat do e bejne me mire.
Ndaj , ne duhet te mendojme se cilat jane rruget me te mira, cilat jane permbajtjet qe duhet t i mesojme femijeve ne te ardhmen.
Ne do i mesojme femijeve menyren se si makinat kurre nuk do te arrijne,sepse makinat kane vetem chips, njerezit kane shpirtin.
Keshtu, ne duhet te ndryshojme qe tani sistemin e edukimit.
Por.. nderkohe une
E di qe prinderit tuaj kane shume halle e mendime neper koke.
Degjoj shpesh se ata jane te trishtuar per te ardhmen e femijeve te tyre.
Degjoj cdo dite qe njerezit ikin, se shpesh jane buze deshperimit.

Dhe kam dhimbje te madhe kur shoh te mbyllen shkolla se femijet e te rinjte kane ikur; se rrugicat jane zbrazur dhe qytetet po vazhdojne te braktisen.
Nga te gjitha problemet e krizat qe kalon vendi, boshatsja e vendit me duket me e renda.
Ka vetem nje gabim qe nuk duhet ta bejme kurre.

Mos te dorezohemi.
Me mire se studentet askush nuk mund te fillonte nje levizje kundra kater personave qe mbajne peng vendin.
Eshte kur i humbet te gjitha qe ndihesh i forte,eshte atehere qe frika nuk te ben me frike.

Pas 3 dekadave politika eshte ne krize; vendi eshte pa perfaqesim.
Ekonomia nuk ec
Nuk ka as qeveri dhe as opozite.
Ata kane deformuar demojracine e brishte.
Ata ose bejne pazare ose bejne shantazhe ndaj njeri tjetrit.
Eshte me mire te ikin 4 shahistat e te rrijne shqiptaret.
Nese forcat e vjetra nuk reformohen, ka vetem nje zgjidhje-: Nje levizje e Re.
Levizje per ndryshim.
Dhe mendimi im eshte tek te rinjte e te rejat, dhe ju qe keni gjithmone zemren e re.

Mendo pak..
Cfare force e madhe ndodhet brenda
jush.
Mos e fusni ate ne guacke per te pritur per neser.
Mos e shtyni me per javen e ardhshme , per muajin e ardhshem, per vitin e ardhshem..

Cfare e ben kete vend te vecante jeni Ju.
Mos e harroni kete.
Ata qe jane ne krye te partive kane frike nga ju.
Me besoni mua.
Mos lejoni me qe t iu heqin femijet nga shtepia e t iu a hedhin ne emigracion.
Mjegulla nuk mundet qe te na erresoje perjete shikimin

Ndoshta ndonje nga te rinjte ketu do filloje levizjen per ndryshim, e ndoshta neser do jete ne Parlament , per ti kthyer vendit e Kuvendit shpresen e dinjitetin.
Ndoshta nuk do jete ne Kuvend, por do jete ne Bashkine e tij per t’i dhene shprese qytetit; do jete ne punen e tij per t ‘i dhene jete e perspektive familjes.

E si ju ne Shqiperi ka me mijera.
Perfetyrojeni kur te bashkohemi te gjithe bashke.
Qe vendit t’i kthehet shpresa, te rinjve mundesia per punesim; te moshuarve nje pension me dinjitoz,; shendetit t’i jepet kujdesi e sherbimi i duhur, e ne fetyrat e njerezve te kthehet buzeqeshja.

Mjaft me deshperim. Behuni autore te fatit tuaj.
Jeta juaj eshte ndermarrja me e madhe e botes.
Jeta eshte nje spetakel i pa besueshem.
Ju sot me dhate mundesi te udhetoj brenda vehtes.
Faleminderit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY