Kapen 184 “Iphone” e “Samsung” kontrabandë në Rinas, vinin nga Stambolli për...

Kapen 184 “Iphone” e “Samsung” kontrabandë në Rinas, vinin nga Stambolli për në Tiranë

111
0
Shares

184 celularë të markave “Iphone” dhe “Samsung”  janë kapur kontrabandë në Rinas.

Burime nga policia sqarojnë se celularët e padeklaruar nga shtetasi me iniciale K.B., po dërgoheshin nga Stambolli. Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Degën e Doganës Rinas të linjës Stamboll – Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K.B.,”-njofton policia.

Poseduesi i celularëve u arrestua në flagrancë për veprën penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY