FOTO/Nëna shqiptare fle tek varri i djalit, kërkon drejtësi për të birin

FOTO/Nëna shqiptare fle tek varri i djalit, kërkon drejtësi për të birin

201
0
Shares

“Kam luftuar për vite të tëra që të mësoj të vërtetën, por të gjithë më kanë braktisur. Prej ditës së sotme nuk do të lëviz nga varri i djalit tim deri sa të marr një përgjigje”. Ky është apeli i dëshpëruar i Lena Dodajt, nënës shqiptare e cila ka humbur djalin në moshën 25-vjeçare më 18 Tetor 2011 duke punuar në Itali.

Maringleno Dodaj u rrëzua nga çatia e ndërmarrjes ku punonte, ndërsa sot Lena Dodaj është futur në grevë urie dhe kërkon të dijë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit në punë.

Kjo është hera e dytë pas Qershorit 2017 që gruaja shqiptare proteston për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Tani ajo kërcënon me grevë urie dhe thotë se do flejë tek varri i djalit deri sa të rihapet hetimi për rastin e Maringleno Dodajt.

“Funerali i djalit tim u mbajt pa u kryer autopsia. Askush nuk donte të më jepte përgjigje, madje as mjekët. M’u mohua e drejta për të parë djalin tim në spital, as nuk munda t’i thosha lamtumirë. E pashë vetëm në arkivol”, është klithma e nënës që kërkon të dijë të vërtetën, çfarë ka ndodhur me djalin e saj. Në të kaluarën, Lena Dodaj i ka dërguar shkresa edhe Ministrisë italiane të Drejtëisë, si dhe Presidencës.

Ajo thotë se djali i saj kishte mbërritur gjallë në spital, por ndërroi jetë pas disa orësh. “Më thanë që kishte hyrë në sallën e operacionit, por realisht vdiq në urgjencë”, shprehet nëna shqiptare.

Në atë kohë, ndaj mjekëve u kryen hetime me urdhër të prokurorit, por si përfundim vdekja e të riut shqiptar u konsiderua si aksident në punë. /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY