VIDEO/Aksion në Berat, 5 të arrestuar, policia jep detajet: Hetimet vazhduan për...

VIDEO/Aksion në Berat, 5 të arrestuar, policia jep detajet: Hetimet vazhduan për dy muaj

304
0
Shares

Policia ka finalizuar një operacion në kuadër të parandalimit dhe goditjes së  veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Policia njofton se janë ndaluar 5 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe pas një hetimi dymujor të bërë nga ana e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua operacioni “Gjerbës”, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan 5 persona, konkretisht:

P. R., 53 vjeç, banues në Berat;
G. Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër;
A. S., 44 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër;
L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim” ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”,-sqaron policia.

BeratFinalizohet operacioni i koduar "Gjerbës", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotikeOperacioni nga Komisariati i Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.Ndalohen 5 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe pas një hetimi dymujor të bërë nga ana e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër dhe SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua operacioni "Gjerbës", si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan 5 persona, konkretisht: P. R., 53 vjeç, banues në Berat;G. Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër;A. S., 44 vjeç, banues në Mallakastër;L. Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër; L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.Për këta shtetas gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Osmënzezë, Berat, në Gjerbës dhe Selitë, Mallakastër, bimë të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar më parë nga Policia, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit.Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim" ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimëve narkotike".

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 25 septembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY