Në këndvështrimin e gazetarit të njohur nga Brukseli, kryeministri Edi Rama po feston parakohe lidhur me hapjen e negociatave.
Gazetari Jack Parrock e ka ironizuar kryeministrin dhe qëndrimin e tij, pas vendimit të Bundestagut gjerman. Sipas Parrock, Rama po feston vendimin e Bundestagut dhe falenderon Merkelin, duke e manipuluar vendimin gjerman për hapjen e negociatave me BE.
Postimi i gazetarit në Twitter:
KM i Shqipërisë @ediramaal po feston si fitore kushtet që votoi Bundestagu Gjerman për hapjen e negociatave të vendit të tij me BE.
Ai falenderon #Merkel dhe e manipulon situatën si vullnet të Gjermanisë për të hapur negociatat me BE.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/