“Hodhën parukerinë në erë”, Policia zbardh ngjarjen në Nikël pas 1...

“Hodhën parukerinë në erë”, Policia zbardh ngjarjen në Nikël pas 1 muaji, në pranga një i ri

103
0
Shares

Policia e Krujës ka zbardhur dhe ka dokumentuar një ngjarje të ndodhur rreth 1 muaj më parë. Bëhet fjalë një biznesi në Nikël, të cilit iu vendos lëndë eksplozive.

Burime nga policia bejne me dije se kanë vënë në pranga një person tè dyshuar si dhe kanë bërë kontrollet e nevojshme.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohen kapsolla detonatore dhe fitila zjarrëpërcjellës;
– Nga puna hetimore e kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit është arrestuar 1 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit (parukieri) të shtetases R.Sh., iu vendos lëndë plasëse.

Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme shtetasin B.Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 5 fitila zjarrëpërcjellës;
• 5 kapsolla detonatore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY