Diskutimi për reformën zgjedhore, përfaqësuesi i opozitës lë tryezën pas disa sugjerimeve

Diskutimi për reformën zgjedhore, përfaqësuesi i opozitës lë tryezën pas disa sugjerimeve

129
0
Shares

Nuk ka qënë shumë e gjatë prezenca e përfaqësuesit të opozitës në tryezën e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore. Ivi Kaso është larguar herët, po para largimit ka shprehur dy tre pikat ku ai dhe opozita kërkojnë që të merren parasysh për zgjidhjen e kësaj çështje.

Sekretari demokrat për çështjet zgjedhore shtoi se reforma duhet të realizohet nga institucione që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kaso u shpreh se opozita nuk e njeh legjitimitetin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, duke e cilësuar si një organ që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Opozita e bashkuar propozoi ngritjen e një grupi të posaçëm për reformën në përbërje të cilit të ketë edhe përfaqësues të partnerëve ndërkombëtarë.

“Opozita e bashkuar mbështet një reformë të vërtetë zgjedhore. Angazhohet për të diskutuar një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre. Personat që janë subjekt i dosjes 339 dhe 184 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me reformën e vërtetë zgjedhore që ka nevojë vendi. Për këtë arsye reforma e vërtetë zgjedhore mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- u shpreh Kaso.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY