Gjermania jep “po” me kushte, ish-ministri: Duhet ta mbledhim mirë rradaken! Nuk...

Gjermania jep “po” me kushte, ish-ministri: Duhet ta mbledhim mirë rradaken! Nuk ka Europë pa zgjedhje

87
0
Shares

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka një propozim që sipas tij duhet të kryhet menjëherë, tanimë që Gjermania vendosi “po” me kushte për Shqipërinë.

Ai thotë se vendit tonë i duhet me patjetër mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai thekson se këto janë principe bazike të demokracisë, që duhen aplikuar me çdo kusht.

Postimi i Manjanit:

Zgjedhjet e lira dhe shteti=Europa.

Qartësisht, nuk ka Europë pa shtet e pa zgjedhje të lira.

Duhet ta mbledhim mirë rradaken. Europa ka pranuar në gjirin e saj edhe shtete me ekonomi të dobët, por edhe shtete me konflikte minoritetesh e kufinj ndërshtetërore. Europa është gati të afrojë më shpejt edhe vende me korrupsion të lartë e ndikim Rus. Por, në të gjitha këto vende ka shtet dhe bëhen zgjedhje të lira. Në çdo vend ku bëhen zgjedhje në darkën e zgjedhjeve del rezultati.

Europa na e ka thënë qartë këtë gjë në mënyrë të përsëritur. Në vitin 1996, na u propozua marrëveshje sui generis për negociata anëtarësimi.

Bash kur punët po shkonin mirë i këpusim zgjedhjet katastrofë të ’96. Prodhuam parlamentin monist. Pra shkatërruam zgjedhjet. Një vit më vonë, në ’97 shkatërruam edhe shtetin. Sigurisht Europa na u largua politikisht, deri në 2006 kur u nënshkrua MSA (Marrëveshja për Stabilizim e Asocim). Edhe kjo pas një procedure sui generis. Në çdo hap të procedurave të para, gjatë e pas MSA kushtet kanë qenë: zgjedhjet dhe shteti. Edhe sot po ato kushte janë. Mesa duket na kanë zënë ngushtë me këto dy gjëra…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY