Berisha ironizon: Kënaqësi deri në ekstazë që morëm kushte, ndërsa Maqedonia e...

Berisha ironizon: Kënaqësi deri në ekstazë që morëm kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut asnjë

112
0
Shares

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Gjermanisë, duke u shprehur se njeriu më i lumtur nga PO-ja me kushte e Gjermanisë për negociatat është kryeministri Rama.

Sipas Berishës, për Ramën nuk ka gëzim më të madh se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit drejt BE-së.

Berisha shkruan ne rrjetet sociale:

O gëzim të madh ka sot Edvin Mafia se u nda Shqipëria nga Maqedonia e Veriut! Kënaqësi deri në ekstazë narkoshteti se morëm kushte, oh sa shumë kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut asnjë kusht, po mori vetëm një Po dhe hapi negociatat! Nesër Cakaj nga News Jorku: O kushte të medha ka sot Shqipëria, rroftë e qoftë Edvin Mafia!
Kurse Edvin Mafia: Nuk na duhen negociatat, por na duhen kushtet!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY