SAIMIR MANE/Njeriu më i pasur i Shqipërisë, kjo është shuma që fiton...

SAIMIR MANE/Njeriu më i pasur i Shqipërisë, kjo është shuma që fiton në një vit

77
0
Shares

Njëriu më i pasur në Shqipëri ka shpjeguar sonte rreth pasurisë së vet duke i qëndruar larg rrjedhës se si ia doli që të bënte kaq shumë para në 15 vitet e fundit.

I ftuar në emisionin Opinion në TV Klan te Fevziut, ka treguar i qetë se sa ka qenë fitimi vjetor i biznesmenit.

Blendi Fevziu: Përshembull sa keni fituar ju në vitin 2015?

Mane: Totali i vitit 2015 i gjithë grupit është 35 milionë euro.

Sipas njeriut më të pasur në Shqipëri, në fakt, nëse merret e gjitha shifra për gjithë rajonin, shkon diku tek 600 milion euro.

Mane theksoi përgjatë intervistës së tij se ka ndërtuar një holding, që është “Balfin Grup”, ku është 100 përqind aksioner. Më pas, ai theksoi se ky grup ka aksione 100 përqind të kompanisë së ndërtimit, 90 përqind të Neptunit, 90 përqind të Jumbos, 100 përqind të Shparit, 3 përqind të Digitalb-it.

Fevziu: Pra në të gjitha aktivitetet futet si Balfin Grup.Nuk e dini në sa bisnese jëni shpërndarë?

Mane: Nuk e di, si kam numëruar ndonjëherë, nuk më ka interesuar që t’i numëroj se sa biznese kam.

Njeriu më i pasur në Shqipëri, biznesmeni Saimir Mane ka bërë me dije në emisionin Opinion se shtetit shqiptar në një vit i paguan rreth 40 milion euro taksa.

Fevziu: Jeni taksapaguesi më i madh?

Mane: Nuk e di nëse jam më i madhi apo jo, por kjo është një taksë e kalkuluar. Ekziztenca e Balfit në Shqipëri i jep shteti 40 milionë euro, duke përfshirë edhe tvsh.

Fevziu: Në fakt thonë që të pasurit nuk kanë asnjëherë dëshirë të paguajnë taksat? Ju vjen keq kur i paguani këto 40 milionë?

Mane: Ato janë detyrime që ne duhet t’i paguajmë dhe do t’i paguajmë. Në fakt shteti konsiderohet partner në kompani përsa kohë që merr 15% tatime dhe 15% divident. Padyshim që një pjesë të madhe të fitimit e merr shteti dhe kjo është normale.

Fevziu: Qëllon që i fshehni taksat, i rregulloni? Ca nuk i tregoni? Ca i tregoni?

Mane: Sa më e madhe të bëhet kompania, aq më pak mundësi ke për të fshehur taksat.

Fevziu: Përse ke më pak mundësi për të fshehur taksat?

Mane: Sepse je i ekspozuar me një grup më të madh njerëzish që punojnë për ty. Dhe nuk je vetëm për shkak të strukturave të cilat krijohen që më mirë është të mos fshehësh, se të fshehesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY