Zbulohet shkresa, Donika Prela shkel ligjin për Prokurorinë në çështjen e “Toyota...

Zbulohet shkresa, Donika Prela shkel ligjin për Prokurorinë në çështjen e “Toyota Yaris”

94
0
Shares

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela urdhëron prokurorët e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris” të dërgojnë çështjen për gjykim në gjykatë.

Përmes shkresës së protokolluar e cila mban datën 11 shtator, Donika Prela në shkelje të ligjit udhëzon prokurorët e çështjes “Toyta Yaris” të bëjnë komunikimin e akuzave dhe njoftimin e përfundimit të hetimeve për të pandehurit për të cilët është ngritur akuza më datë 5 shtator 2019.

Prokurorët e ngarkuar me hetimin të kryejnë veprimet si edhe të marrin masa për dërgimin e cështjes për gjykim përpara datës 24/09/2019, datë në të cilën përfundon afati tërësor i paraburgimit në hetim për katër të pandehurit” -thuhet në shkresën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Po ku qëndron shkelja e Donika Prelës në këtë shkresë?

Në një raportim për News24, gazetarja Klodiana Lala tha se kjo shkresë e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, bie në kundërshtim më ligjin për Prokurorinë. Në bazë të këtij ligji prokurori i rrethit, apo drejtuesi i prokurorisë mund të nxjerr udhëzime të karaktetit të përgjithshëm por jo të ndërhyje për çështje konkrete. Në rastin “Toyota ka udhëzuar konkretisht prokurorët e cështjes për një cështje konkrete. Shkresa bie në kundërshtim më ligjin, për sa kohë që në kuadër të reformës në drejtësi, prokurorët kanë fituar pavarësi dhe marrin vendime të pandikuara. Në rastin konkret Prela ka firmosur një udhëzim që i referohet një çështjeje konkrete për persona konkret, dhe jo për cështje të përgjithshme.

Gazetarja Lala informoi se pas kësaj shkrese, prokurorët kanë vendosur të dërgojnë cështjen në gjyq dhe u kanë komunikuar akuzat të pandehurve.

Të arrestuar për çështjen e bujshme “Toyota Yaris” janë shtetasit Alban Mollaymeri, Edi Lika, Klevi Cani dhe Agim Cekaj, ndërsa janë në kërkim nga policia me vendim të gjykatës kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi. Më 24 qershor të vitit të kaluar u kapën në Durrës 3.4 milionë euro në dy mjete “Toyota Yaris” të ardhura nga Belgjika në Shqipëri./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY