Prokuroria e Dibrës zgjat me tre muaj afatet për dosjen e bujshme “184”, e cila përmban përgjimet e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste, ministrave, ish-ministrave dhe deputetëve, për pazaret e shit-blerjes së votave në Qarkun e Dibrës, gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 2016.
Sipas burimeve, thuhet se prokurorët e Dibrës janë duke studiuar dosjen me kujdes. Sakaq, dosja “184” ka ndryshuar edhe numrin, duke marrë numrin e ri “385”, për shkak se është regjistruar si procedim në Prokurorinë e Dibrës.
Dy prokurorët që hetojnë dosjen janë Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.
Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës pasi dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/