ARSYEJA/Mbahet pezull gara për kryeprokur, KLP shtyn mbledhjen

ARSYEJA/Mbahet pezull gara për kryeprokur, KLP shtyn mbledhjen

116
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhej të miratonte sot listën me kandidatët, që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes për Prokuror të Përgjithshëm.

Por, burimet thonë se mbledhja e parashikuar të mbahej sot në orën 12:00 është shtyrë për të mërkurën në orën 10:00.

“Vendimi u mori pas në KLP nuk ka mbërritur ende zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit  e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çelaj,”-raporton KLP.

Në garë për këtë post janë Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj, ndërsa Vetingu për këtë të fundit është kryer nga vetë KLP.

Njoftimi i KLP-së:

Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbëritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit  e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.

Ju falenderoj për mirëkuptimin!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY