Paniku nga tërmetet, Dom Gjergj Meta mesazh shqiptarëve: E nesërmja nuk...

Paniku nga tërmetet, Dom Gjergj Meta mesazh shqiptarëve: E nesërmja nuk është në dorën tonë

79
0
Shares

Drejtuesi i Dioqezes së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka bërë thirrje për qetësi dhe ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët për t’i qetësuar lidhur me panikun e shkaktuar nga tërmetet.

Meta shkruan se “e nesërmja nuk është në dorën tonë dhe jeta jetohet sot”.

MESAZHI I DIOQEZES RRESHEN

Mos ta ngatërrojmë ligjësinë me ligësinë

Të dashur miq,

pas kësaj fundjave plot panik, i ligjshëm pjesërisht, por pjesërisht i pajustifikuar, sidomos kur përhapet nga njerëz të papërgjegjshëm, ndjej t’ju uroj një javë të bukur.

Jeta jetohet sot. E nesërmja nuk është në dorën tonë. Ta lëmë natyrën në ligjësinë e saj e të mos e kompromentojmë me ligësinë tonë. Ne kemi në dorë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin: kjo është natyra jonë. Toka, universi ka ligjësitë e veta e i rregullon vetë.

Po ta keni vënë re sot në mëngjes dielli ka lindur përsëri e toka rrotullohet rreth tij. E do të vazhdojë të jetë kështu.

Të marrim në dorë universin tonë njerëzor.

Ne kemi në dorë ta bëjmë dashurinë forcën tërheqëse të këtij universi njerëzor, duke dashur Zotin dhe njëri-tjetrin. Kështu do të krijojmë komunitet solidar që kthehet në shpresë për të gjithë dhe kemi shumë nevojë, sidomos në çaste të vështira.

Lart zemrat e vazhdojmë rrugëtimin!

Ditë të bukur

d. Gjergji

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY