Rama largohet në New York, Vasili: Më të shqetësuar për Shqipërinë janë...

Rama largohet në New York, Vasili: Më të shqetësuar për Shqipërinë janë liderët europianë sesa kryeministri

92
0
Shares

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kreut të qeverise për të ikur nga Shipëria pas situatës së termetit.

Kryeministri herët në mëngjes kishte lënë një mesazh për shqiptarët lidhur me tërmetin, ku me poshtë shkruante se do të shkonte në New York dhe iu lutej atyre ti ktheheshin normalitetit.

Vasili këtë lëvizje e quan turp dhe braktisje të qytetarëve në kulmin e emergjencave, duke ironizuar se dhe liderët europianë shqetësohen me shume se ai.

Ja postimi i tij i plotë:

Dje në darkë në ora 22.30, pas një “vizite”, sa për të shplare gojën, prej rreth 20 orësh në Shqipëri, Edi Rama braktis vendin.

Edi Rama largohet në kulmin e emergjencës civile që shkaktoi termeti 7.5 ballë.

Per shkak të një katastrofe të tillë janë më të shqetësuar për Shqipërinë liderët europianë se sa Edi Rama vetë.

Në vend të shpallte Emergjencën civile dhe të qëndronte në krye të situatës Edi Rama bëri shoë lart e poshtë në ERTV dhe të gjithë mediat pa dinjitet që pranojnë të trasmetojnë me siglën erë qelbur të tij.

Turp të tillë Shqipëria nuk ka parë dhe nuk ka për të parë.

Edi Rama iku, iku dhe la vendin në baltë në momentin më të rëndë, e la Shqipërinë në duart e shtetit të shkatërruar dhe të paafte që u ka lënë shqiptarëve në kurriz.

Shqiptarë merrni në dorë fatet tuaja pasi Shqipëria është pa kryeministër, pa qeveri, pa shtet, pa parlament ka thjesht dhe vetëm një bandë grabitqaresh puthadoresh te krimit dhe karagjozesh televizive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY