Meta mesazh qytetarëve: Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme

Meta mesazh qytetarëve: Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme

69
0
Shares

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në facebook i bën thirrje qytetarëve t’i kthehen jetës së përditshme. Vetë kreu i shtetit postoi në facebook një foto ku duket nën shoqërinë e një qeni.

“Mirëmëngjes të dashur miq, Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!”

Ky mesazh vjen pas mbrëmjes së djeshme, ku qytetarët në panik u panë rrugëve të kryeqytetit duke u përpjekur të largohen, pas lajmeve të rreme, se do te kete termete të forta.

Por, pas të gjithave, sizmiologët kanë qetësuar qytetarët se tërmetet nuk paralajmërohen, dhe se ne vijim do kete pas goditje te cilat nuk janë të rrezikshme, por janë të zakonshme pas një tronditje të madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY