Skandal me prishjet e ndertesave ne Vlore, kryetari i bashkise akuzohet per...

Skandal me prishjet e ndertesave ne Vlore, kryetari i bashkise akuzohet per falsifikim

200
0
Shares

Nje qytetar nga Vlora ka njoftuar sot nje skandal te mundshem dhe te padegjuar me pare ku perfshihet vec zyrtareve te Inspektoriatit ndertimor edhe Kryetari i bashkise Dritan Leli.

Behet fjale per prishjen e nje banese ne Ujin e Ftohte , e cila eshte e legalizuar. Ne vend te shtepise do te ndertohet nje pallat. Prishja e shtepise eshte bere pa lajmeruar familjaret e saj qe jane emigrante ne Greqi.

Sipas nje letre qe ka ardhur ne redaksine e droni.al, prishja ka ndodhur me 18 shtator dhe dokumenti per prishjen eshte falsifikuar sikurse thuhet ne leter nga kryetari i bashkise i cili ka paraqitur nje deklarate sikur pronaret jane dakord me prishjen.

Familja i ben thirrje medias te sensibilizoje mbi kete brutalitet pasi asnje media deri tani nuk e ka dhene kete lajm.

 

Me poshte letra:

Doja tu njoftoj për një problem që më ka ndoshur te vëllazëria në Lagjen Uji Ftohët, Rruga Sadik Shaska ë Atje banojnë që nga viti 1991 dy vëllerit e dy motrat e mia me familjet e tyre, Shtëpitë i kanë legalizuar me V.K.M. në vitin 2009.
Më datënm 18 shtator në mënyrë të fshehët pa njoftuar familje e motrës që është në emigracion në Greqi, kishte shkuar një skuadër e INUK dhe kishte prishir shtëpinë me gjithë plaçka brenda.

Asnje medie nuk e njoftoi sepse kryetari bashkisë Dritan Leli dhe kryeministi Edi Rama janë të lidhur me mafien e ndërtimit për të ndërtuar një pallat shumë kate.
Shtëpia e motrës sime me bashkshortin Edmond Guma është legalizuar me vendimin e K.M. nr 607 , datë 19.06.2009
Kryetari bashkis[ Dritan Leli kishte fallsifikuar dosjen e legazimit , duke krijuar proçesverbale të rreme se gjoja kunati im ishte dakort për prishjes e shtëpisë, kjo u zbulua pasi është prishir shtëpi në mënyrën më krininale duke e shkatrruar shtëpinë me gjithë plaçka, kur motra me familje është në emigracion.

Nderkohe një sukadër tjetër kishte ardhur nga Tirana për të prishur shtëpitë e vëllait e motrës tjetër, të cilët janë në emigracion, por policia e Vlorës nuk i kishte lejuar deri sa të verifikohen dosjet e legalizimit.
Kanë planifikuar që së afërmi të prishin shtëpinë e vëllait e të motrës. Nesër është hapur një proces gjyqësor dhe do shikojmë se çfarë do të vendosin

Ajo që më ka shqetësuar vllazërinë e mua është se asnjë medie nuk e pasqyroi këtë prishje,sepse kryeministri,kryetari bashkisë dhe Fatmir Xhafa kanë siguruar nga një kat në këtë pallat që në një kodër mbi Lungomaren.
Dua të sinjalizoni ndonjë gazetar të shtypit të djathë që të shkoi ta verifikoi prishjes dhe dosjet e legalizimeve që të demaskohet korrupsioni e kriminaliteti i bandës së Edi Ramës.

Familjet e vëllazërve e motrave kishin ardhur nga emigracioni të trishtuara dhe ndodhen në ankth në shtëpitë në lagjen Uji Ftohët dhe mund të sakrifikojnë jetën duke u ndeshur me skuadrën që mund tu shkoi për të prishur.

Në qoftëse ndonjë gayetar do pranoi të shkoi në Vlorë, të takoi vëllan tim Devoll Mara me nr celular 068 230 0554
Me respekte e mall
Qatip Mara
Nju Jork 22 shtator 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY