Presidenti i Greqisë, uron Ilir Metën për postin e Presidentit

Presidenti i Greqisë, uron Ilir Metën për postin e Presidentit

48
0
Shares

Presidenti i Greqisë, z. Prokopis Pavlopulous, i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Z. Pavlopulous shpreh bindjen se eksperienca e gjatë parlamentare do ta ndihmojë z. Meta në kryerjen me sukses të kësaj detyre të re dhe se kontributi i tij do të jetë i vyer në përmirësimin e mëtejshëm të
marrëdhënies mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Ju shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Shërbimi juaj i gjatë parlamentar sigurisht që do të ndihmojë në kryerjen e suksesshme të detyrës suaj të re. Jam i sigurt se në postin tuaj të ri do të kontribuoni në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, – shkruan z. Pavlopulous në mesazhin e urimit drejtuar z. Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY