“Gruaja më tradhtoi me shefin tim, kolegun dhe fqinjin! A mund ta...

“Gruaja më tradhtoi me shefin tim, kolegun dhe fqinjin! A mund ta fal?”

671
0
Shares

Një grua pati guximin që ti tregojë bashkëshortit për të gjitha tradhtitë që kishte kryer, por duke i kërkuar që t’ia nisin nga e para. Për këtë arsye, 31-vjecari i ka dërguar letër psikologes Deidre duke i shpjeguar historinë dhe duke e pyetur nëse mund t’ia nisin nga e para.

Letra: Si mund të fal gruan time pasi ajo më tha se ka patur lidhje me shefin tim, ka bërë seks me kolegun dhe fqinjin tonë?

Unë jam 31 vjec, ajo është 27 vjece dhe kemi 3 vite të martuar. Mendoja se ishim të lumtur. Më pas rralluam jetën seksuale sepse ndihesha i lodhur nga puna dhe gruaja më bërtiste: “Të paktën, shefi yt do më jepte një kohë të mirë në krevat.”

Më pas më tha se më kishte tradhtuar para martesës dhe gjatë vitit të parë të martesës me shefin tim. E cova në 40-vjetorin e ditëlindjes së gruas së shefit kur ishim të lidhur. Aty flirtuan dhe shkëmbyen numrat e celularit. Ai i dërgontë dhurata të shtrenjta dhe bënin seks.

“Thjesht ndodhi”, më tha ajo. Ata takoheshin në hotele kur unë isha larg. Ajo më tha se është penduar dhe donte të ma thoshte këtë prej kohësh, në mënyrë që ta harronim dhe t’ia nisnim nga e para.

Unë i bërtita: “A është edhe dikush tjetër, apo vetëm kaq?”

Ajo u mendua dhe pranoi se ka bërë seks me një koleg në një udhëtim biznesin, më pas me fqinjin kur ai erdhi të kapte një mi në dhomën e ndjenjes kur isha larg. Kjo ndodhi kur u martuam.

Ajo më tha se ishte e vogël dhe budallaqe, por tani e mendon gjithcka si të shpifur.

Nuk e besoja atë që më tregonte. Mendoja se jeta jonë seksuale ishte e mirë, por ajo kishte pasion më të madh se unë. Kishte raste që nuk i shijonte seksi me mua dhe pranoi se ka bërë edhe orgazma false.

Ajo nuk më tha kurrë se ka dicka që nuk shkon. Gjithmonë më thoshte se më donte, por unë ndihem i humbur. A ka një mënyrë që ne të jemi bashkë, pavarësisht kësaj?

Deidre: Po, ju mundeni. Nëse ajo e mban fjalën dhe i ka dhënë fund lidhjeve jashtëmartesore. Ajo të ka tradhtuar në një mënyrë gjigante dhe duhet të të kërkojë falje sinqerisht.

Besimi nuk mund të krijohet brenda natës, por ka cifte që menaxhojnë të nisin lidhjen nga e para pasi njëri ka kryer tradhti. Pyete gruana se cfarë e bën të ndihet mirë. Një këshillë për orgazmat. Femrat kanë nevojë për stimulim në zonat sensitive për të arritur në orgazmë, jo thjesht seks.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY