Prej ditës së djeshme në mediat rozë po qarkullon lajmi se aktorja Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleksandër Varfaj.
Dyshohet se shkak për këtë ndarje është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj me një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Identitetin e të cilit për arsye privatësie, mediat nuk e kanë zbuluar, por nga ajo çfarë thuhet është problematik.
Mirëpo, fill pas këtyre lajmeve ka reaguar ish- bashkëshorti i Rudinës, Aleks, i cili ka publikuar në InstaStory një video ku shfaqet me këtë të fundit dhe vajzën e tyre, Viktorian në një park lojërash. Ata shihen teksa po argëtohen së bashku dhe pavarësisht ndarjes, duket se dyshja ruajnë marrëdhënie të mira. Dy zemrat e vendosura në video e konfirmojnë edhe më tepër raportin e tyre të afërt.
Gjithçka mbetet për t’u pare gjatë ditëve në vazhdim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/