Kush eshte i forti i Fushe Krujes qe u qellua mbreme

Kush eshte i forti i Fushe Krujes qe u qellua mbreme

489
0
Shares

Atentati i brendshem me arme në Fushë Krujë, përfundoi me vrasjen e një 50 vjeçareje, Shpresa Basha ndërsa mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasit Marklen Haka.

Ai ka mbërritur rreth orës 23:30 minuta me një makinën luksoze në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Marklen Haka, 28 vjeç, është një personazh i njohur për policinë.

I konsideruar si një nga të “fortët” e Fushë Krujës, ai është arrestuar në shtator 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël.

Haka u arrestua në posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili transportoi mbrëmjen  e shkuar atë dhe hallën e tij drejt spitalit.

Informacioni policise:

Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.,

Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY