Bilanci i qeverisë për tërmetin, ja sa pallate janë carë nga goditja...

Bilanci i qeverisë për tërmetin, ja sa pallate janë carë nga goditja 6 ballë

111
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka raportuar sot për dëmet që ka pasur kryesisht dëme materiale në Durrës dhe Tiranë, ndërsa qeveria u mblodh në ministrinë e Mbrojtjes.

“Nuk kishte humbje në njerëz fatmirësisht. Moment i frikshëm dhe me pasiguri. Do bëjmë maksimumin për të akomoduar të prekurit. Mund të bëhët një punë më e mirë nga të gjithë ne për të informuar më mirë dhe që të mos mungojë kujdesi i nevojshëm. Të ngremë një orë e më parë grupet e vlerësimet dhe për të siguruar të gjithë të të prekurut për t’i dëmshpërblyer”, tha Xhaçka.

Ndërkohë prefektja e Tiranës Suzana Jahollari raportoi se: Në orën 18: 00 u mblodh komisioni i emergjencave Tiranë duke parë situatën , popullsia pati panik. Duke parë që më shumë kishte panik se dëme vendosëm të ngrinim qendrat e emergjencave përveç 4 qendrave të bashkisë, për tu treguar qytetarëve se nuk ishin vetëm. Aty ku ishin më tepër dëmtimet ngritëm 6 qendra pritëse, shpërndamë batanije, ujë dhe kishte edhe ambulanca.
Pas orës 12 pati panik më shumë sidomos te Don Bosko. Sollëm çadra. Në 6 të mëngjesit montuam 19 çadra. Njerëzit nuk pranonin të iknin në qendra sociale.

Aktualisht ka punonjës në terren, që 187 dënime banesash, 20 pallate me çarje, Por do bëjmë vlerësime të mëtejshme.

Prefekti i Durrësit ndërkohë tha: “Njerëzit ishin në panik të madh. bashkëpunuam me strukturat për të ulur panikun. Bashkia e Durrësit vuri në dispozicion grupet e emergjencës, nuk kishte viktima, 56 të ardhur në spital 21 me fraktura.

Kemi 188 ndërtesa të plasaritura, 2 shkolla dhe 9 pallate”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY