Kosova shpreh solidaritetin me Shqipërinë, Thaçi: FSK në gjendje gatishmërie

Kosova shpreh solidaritetin me Shqipërinë, Thaçi: FSK në gjendje gatishmërie

69
0
Shares

Kosova shpreh solidaritetin me Shqipërinë për tërmetin.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se “me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në bisedën telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”.

Thaçi gjithashtu thotë se ka kërkuar nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie.

“Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Thaçi në reagimin e tij.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY