Rama flet për herë të parë pas dënimit të Tahirit, përsërit të...

Rama flet për herë të parë pas dënimit të Tahirit, përsërit të njëjtën frazë

114
0
Shares

Dhe kryeministrit Edi Rama është distancuar nga komentet për gjyqin e Saimir Tahirit. Rama deklaroi sot se Saimir Tahiri është një çështje e drejtësisë.

I pyetur nga Top Channel, Rama tha se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo është personale dhe gjate githe kohës vazhdoi të përsëriste të njëjtën fraze, se kjo i perket drejtësisë.

Zoti Kryeministër. Si e pritët vendimin e dënimit për shpërdorim detyre të Saimir Tahirit, i vlerësuar nga ana juaj si ministri kampion?
Është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam komentuar e as komentoj dhe s’kam gjë për të thënë.

Kur prokuroria kërkonte arrestimin e Saimir Tahirit më 23 tetor 2017 në mbledhjen e grupit parlamentar deklaruat: “Uroj që të mos e kem pishmanin e jetës time politike gjithçka kam dhënë dhe gjithçka kam marrë nga Saimir Tahiri. ‘Unë e dua Saimirin, por sot, më shumë se Saimirin dua drejtësinë të më tregojë të vërtetën. Drejtësia foli zoti kryeministër. A është tashmë zoti Tahiri pishmani juaj?
Kjo është një çështje e drejtësisë dhe unë s’kam asgjë për të thënë sepse procesi vazhdon.

A keni ju zoti Kryeministër përgjegjësi morale dhe politike për këtë dënim pasi Saimir Tahiri ishte një prej bashkëpunëtorëve dhe një prej ministrave tuaj më të rëndësishëm?
Nuk kam asnjë koment për të bërë sepse është një çështje e drejtësisë. Nga dita e parë deri në ditën e fundit kam qenë dhe mbetem i idesë se çdo përgjegjësi në raport me ligjin e kujtdo qoftë është personale, ndërkohë që përgjegjësia e forcës politike apo e Qeverisë është mënyra se si reagon ndaj cilitdo që ka një problem me ligjin. Në këtë aspekt besoj se jemi një shembull i pakonkurrueshëm në historinë e këtyre 30 viteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY