Presidenti transparent, zbulon gjithçka me shifra: Ja sa janë shpenzimet për bileta...

Presidenti transparent, zbulon gjithçka me shifra: Ja sa janë shpenzimet për bileta e dieta

115
0
Shares

Presidenti Ilir Meta është treguar transparent me qytetarët, duke treguar një për një gjitha shpenzimet e tij që me marrjen e detyrës si president e deri tani.

Sipas njoftimit, Presidenti ka shpenzuar për udhëtime dhe punë jashtë shtetit, duke përfshirë biletat e avionit, dietat dhe shpenzimet për hotelin.

NJOFTIMI
Sqarojmë se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, nga marrja e detyrës në 24 korrik 2017, deri në gusht të vitit 2019 ka realizuar:
59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune jashtë vendit, nga të cilat 36 prej tyre me avion.

Nga 36 udhëtimet me avion, Presidenti Meta nuk ka udhëtuar asnjëherë me First Class apo Charter.

Presidenti ka udhëtuar kryesisht me Business Class (26 udhëtime), por edhe me Economic Class (10 udhëtime), vlera e të cilave në vite është si më poshtë:

Për vitin 2017: 7156 euro (bileta avioni)

Për vitin 2018: 24384 euro (bileta avioni)
Për vitin 2019: 24217 euro (bileta avioni)

Udhëtimi kryesisht në Business Class është zgjedhur si mundësi për udhëtim të sigurtë, që garanton fleksibilitetin e ndryshimeve të itinerareve të udhëtimit për shkak të axhendës, pa paguar kosto shtesë, si dhe ka garanci të plotë në transferimin e bagazheve.

Gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019, Presidenti i Republikës ka qëndruar në total 141 ditë jashtë vendit.

Vlera totale e trajtimit financiar me dietë të përfituara për 141 ditët e qëndrimit jashtë vendit ka qenë në vlerat: 12600 euro dhe 4260 USD.

Trajtimi me dietë i Presidentit të Republikës realizohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, Lidhja 1.

Nga 59 vizita shtetërore, zyrtare dhe pune që Presidenti i Republikës ka realizuar jashtë vendit, vlera totale e shpenzuar për akomodimin në hotel jashtë vendit nga buxheti i Institucionit të Presidentit është në vlerën 19322 euro.

Akomodimi në hotel realizohet në përputhje me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.870, Datë 14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, pika 9, gërma a.

Kryesisht rezervimet në hotelet jashtë vendit janë realizuar në bashkëpunim me përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY