VIDEO/”Qytetarët pa ujë”, PD i kthehet Veliajt: Po gënjen për cilësinë, vjen...

VIDEO/”Qytetarët pa ujë”, PD i kthehet Veliajt: Po gënjen për cilësinë, vjen i ndotur në rubinet

75
0
Shares

Ka disa ditë që qytetarët në Tiranë po vuajnë mungesën e ujit, problem që përsëritet dhe ka pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve.

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri gjatë një dalje për mediet nga selia blu tha se Veliaj gënjen për cilësinë e ujit, pasi uji në Tiranë vjen i ndotur dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Kryetari i paligjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë. Ne kemi bërë gati një material, ku, në më pak se 1 minutë, përballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme të qytetit”, deklaroi Pampuri.

Erion Veliaj gënjen për cilësinë e ujit të pijshëm. Uji në Tiranë vjen i ndotur dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve. Orjola Pampuri deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 21 septembre 2019

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI:

Me mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm, kushtet e jetesës në Tiranë janë përkeqësuar gjatë drejtimit të qytetit nga Erion Veliaj. Që kur ujesjellesi kaloi në pronësinë e plotë të Bashksië së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare.

Ndryshe nga shumica e mediave që Erion Veliaj ka blerë dhe kontrollon, rrjetet sociale, të pacensuruar prej tij, shfaqin çdo ditë realitetin e mungesës së ujit në Tiranë. Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj.

Kryetari i palogjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë. Ne kemi bërë gati një material, ku, në më pak se 1 minutë, perballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme të qytetit.

Arsyeja pse ne nuk kemi ujë në shtëpi dhe bizneset tona, megjithëse e paguajmë atë më shtrenjtë se kushdo në Shqipëri, është rezultat i drejtpërdrejtë i vjedhjes nga ata që drejtojnë kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker të madh, ku askush nuk jep asnjë informacion për qytetarët, askush nuk jep llogari, por vetëm i zhvat ata duke rritur taksat, duke rritur çmimin e ujit, duke vendosur gjoba, duke betonizuar çdo hapësirë dhe duke përkeqësuar cilësinë e jetesës në qytet.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se ndërkohë që në shtëpitë e tyre nuk ka ujë te pijshëm, Erion Veliaj fiton 11 milionë euro në vit nga ujësjellësi pa i investuar ato. Investimi i vetëm i kryebashkiakut që gënjen është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit, plan nga i cili Erion Veliaj nuk ka hequr dorë akoma.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY