TRE VIKTIMA/ Në Përmet era flak nga çatia një 50-vjeçar, në Klos...

TRE VIKTIMA/ Në Përmet era flak nga çatia një 50-vjeçar, në Klos e Tiranë ujërat rrëmbejnë dy të tjerë

57
0
Shares

Deri më tani janë regjistruar tre viktima si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjes së të hënës.
Në Klos, Xhevahir Ndoj, 40 vjeç, raportohet i vdekur pasi është marrë nga rrjedha e lumit Mat. 40-vjeçari dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e përroit në fshatin Plan i Bardhë. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 40-vjeçarit.
Ndërkohë në Tiranë raportohet se lumi i Tiranës ka nxjerrë në Babrru një person të pajetë që mendohet se është rrëmbyer nga rrjedha e fuqishme e ujit.
Në fshatin Sukë të Këlcyrës, raportohet për një 50 vjeçar të rënë nga çatia e banesës, si pasojë e erës së fuqishme.
Kastriot Spahiu ka qenë duke rregulluar çatinë e shtëpisë që i ishte dëmtuar nga stuhia dhe është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY