FOTO/Ky është vendimi për ish-ministrin Tahiri, 11 orë pritje për dy fletë

FOTO/Ky është vendimi për ish-ministrin Tahiri, 11 orë pritje për dy fletë

166
0
Shares

Vendimi për ish-ministrin Tahiri, nuk i kalon as 2 faqe A4 të plota. Në media po qarkullojnë fletet e vendimit, të cilat tregojnë se 11 orët e pritjes paskan qënë për dy fletë të thjeshta.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.

Vendimi i plotë i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të pandehurin Saimir Tahiri

Vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K. Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin i pafajshëm të të pandehurit Saimir Tahiri për veprën penale të “Grupit të strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të K. Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale që akuzohet, bazuar në nenin 288, pika 1, gërma “d”, të K.Pr. Penale.

Në bazë të nenit 406 pargrafi i parë të K. Pr. Penale, të pandehurit Saimir Tahiri, për shkak të gjykimit të shkuruar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimisht  me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Bazuar në nenin 59 të K. Penal, urdhërohet pezullimi i vuajtjes së dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri dhe vënien e tij në provë për një afat prej 3 (tre) vjet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY