Aksident në Tiranë, vdes në spital drejtuesi i motorit

Aksident në Tiranë, vdes në spital drejtuesi i motorit

216
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, me pasojë vdekjen e një personi. Një automjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital motoçiklisti me iniciale M.M. Po ashtu ka mbetur i plagosur pasagjeri i motoçikletës shtetasi E.M.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:33 në rrugën “Stavri Themeli” motoçikleta me drejtues M.M ka humbur kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar në rrugë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motoçikletës shtetasi M.M, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri i motoçikletës shtetasi E. M.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të humbjes së kontrollit të motoçikletës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY