150 organizata mjedisore kërkojnë mbrojtjen e Vjosës nga digat

150 organizata mjedisore kërkojnë mbrojtjen e Vjosës nga digat

88
0
Shares

Në Ditën Botërore të Lumenjve 150 organizata kombëtare dhe ndërkombëtare mjedisore i kërkuan qeverisë shqiptare mbrojtjen e Lumit Vjosa nga digat e hidrocentraleve.

Në një Letër drejtuar Kryemistrit shqiptar Edi Rama organizatat shprehen se “zhvillimi i hidrocentraleve në Vjosë vazhdon të mbështetet nga Qeveria Shqiptare pavarësisht gjithë gjetjeve shkencore që konfirmojnë vlerën e ruajtjes së ekosistemit unik të lumit Vjosë”. “Ne jemi të shqetësuar,” thuhet në letër, “veçanërisht nga procesi i zbatimit të projektit të hidrocentralit të Kalivaçit: Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) është planifikuar të realizohet në tre muaj – një afat jorealist për realizimin e një VNM-je të thelluar për një projekt të këtyre përmasave.”

Organizatat e shoqërisë civile pohojnë se “Qeveria Shqiptare mbështet zbatimin e hidrocentralit të Kalivaçit, pavarësisht faktit se institucionet ndërkombëtare, mes tyre Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë kritikuar vazhdimisht këto zhvillime.

Letra drejtuar Kryeministirt Rama vlerëson se “as rekomandimet e Konventës së Bernës për të pezulluar HEC-in e Kalivaçit deri në kryerjen e planifikimit të nevojshëm strategjik dhe vlerësimeve shtesë nuk janë respektuar nga qeveria shqiptare. Duke përfshirë hidrocentralin e Kalivaçit, kemi të dhëna për 45 HEC-e të planifikuara në pjesën shqiptare të ujëmbledhësit të Vjosës: 8 në rrjedhën kryesore dhe 37 në degët e saj pohohet nga organizatat mjedisore.

Sipas organizatave Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të mëdhenj të egër në Evropë, i cili rrjedh i pandërprërë në gjatësinë prej 200 km në territorin shqiptar. Gjendja saj ende e paprekur e bën atë një ekosistem të rëndësishëm për shumë gjallesa të rrezikuara në Evropë. Si e tillë, Vjosa është një trashëgimi natyrore me rëndësi mbarë Evropiane dhe përbën potencial të lartë për zhvillimin alternativ të qëndrueshëm si ekoturizmi.

“Ne, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, kërkojmë nga Ju, Z. Kryeministër Edi Rama të ndaloni menjëherë të gjitha projektet e hidrocentraleve në ujëmbledhësin e Vjosës, deri në realizimin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor dhe Planit të Integruar të Menaxhimit të Basenit, të cilët marrin në konsideratë aspektet sociale dhe në veçanti potencialin e zhvillimit të ekoturizmit”, thuhet në fund të letrës që organizatat mjedisore nga Shqipëria dhe shumë vende të botës i drejtuan Kryeministrit shqiptar Edi Rama./voa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY