“Plani është i qartë, Tahiri merr pafajësi në Gjykatën e Apelit”

“Plani është i qartë, Tahiri merr pafajësi në Gjykatën e Apelit”

81
0
Shares

I ftuar në Faxneës, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike,  Çlirim Gjata, ndërsa komentoi vendimin e Gjykatës për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, deklaroi se vendimi ishte politik.

Gjata deklaroi më tej se në Gjykatën e Apelit ish ministri do të lirohet nga akuzat dhe do të shpallet i pafajshëm.

“Problem është se ky vendim mënyra sesi u mor, dhjetë orë qendroj gjykata duke marrë vendimin. Kaloi nga grup i strukturuar kriminal përfundoi në ‘shpërdorim detyre’. Pas 3 viteve proces, u mbors mali e polli një mi. Vendimi është politik, por mos të kishte politike nuk do të ndodhte ajo që ndodhi.

Çështja është se asnjë nga opinion publik vetëm drejtësi nuk priste nga të gjitha ato akuza u dha një zgjidhje politike. Një grup prokurorësh me një vendim politik. Ashtu siç ishte e dërguan në gjykatë duke mos e dënuar. Do ta dënojmë sa ta largojmë nga politika, por jo shumë aq sa të na nxjerrë diçka. Në Apel merr pafajësi. Gjykata i dha pafajësi Ramës me dënimin e Tahirit. Është politik vendimi. Kjo gjykatë është e kapme politikisht. Janë kapur nga Arta Marku, këtu problem është se për shpërdorim detyre është i gabuar. Është e stisur me qëllim për ta shkarkuar nga këto akuza, është bërë plani i qartë sepse dhe këto akuza do të hiqen në Apel.”- u shpreh Gjata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY