Nga Petrit Vasili:
Pa asnje hezitim mund te thuhet se e ashtuquajtura drejtesi shqiptare beri dje “dekorimin” e shekullit.
Per denim nuk behej fjale.
Por per nje dekorim te tille tille do te duhej nje kapje kaq e madhe sa qe ne aparence dukej gati e pamundur.
Por kapja totale eshte fakt dhe qe kapesi i madh qeveria ja doli ta shnderroje drejtesine ne lecke,qe fshin e shkelqen kepucet e qelbura te rilindjes.
Tashme kapja e drejtesise eshte realitet i pakundershtueshem, te cilit fakti i “dekorimit” te Tahirit i vuri vulen.
Pas plot tre vjet te reformes ne drejtesi,kjo reforme u rrezua keqas ne te paren prove te forte juridike dhe publike.
Reforma ne drejtesi qellimmire ne permbajtje, por totalisht e kapur ne zbatimin e saj, nuk u ngrit dje as ne nivelin e zakonshem te gjykates se krimeve te renda perpara reformes dhe kjo eshte nje e vertete teper e rende.
Rasti Tahiri per te cilin eshte shkruar shqip po aq sa eshte shkruar anglisht,italisht e gjermanisht perfundoi de facto me nje “dekorim” ,te cilin nuk e priste as ai vete.
Qe dje askush ne Shqiperi nuk beson me tek drejtesia e barabarte per te gjithe.
Bashke me kete mosbesim eshte shuar edhe iluzioni i sherbetosur i reformes, qe do te prodhonte drejtesine re,te drejte,te paanshme,te bazuar vetem ne ligj etj etj etj.
Shumekush dje ka shume te qarte qe reforma e kapur ne drejtesi eshte reforme per pandeshkueshmerine absolute te rilindjes me Rame,Tahir,Gjiknur and co, dhe nje drejtesi e eger e korruptuar dhe e pashpirt per banoret e unazes se re,per qytetaret qe mbrojne pronen nga grabitja dhe korrupsioni i qeverise dhe kedo qytetar te zakonshem te ketij vendi.
Refuzimi i kritikave ndaj reformes dhe trajtimi ideologjik i saj me moton: “pro apo kunder reformes” lejoi,mundesoi dhe lehtesoi kapjen e saj nga rilindja dhe polli vendimin e “dekorimit” te Tahirit.
As me pesimisti nder ne nuk do mund te imagjinonte nje maskarade te te tille permasave si ajo qe ndodhi dje.
Sigurisht gjyqtaret pa veting eshte me e pakta, qe mund te bejne duke “dekoruar” Tahirin ata bile ishin ne gare qe ti japin atij edhe ate qe as nuk e kerkonte dhe as imagjinonte,bile bile ishin gati tja bejne me aq sheqer sa mund ti bjere edhe rende ne stomak ne te ardhmen vete Tahirit….
Dhe e gjithe kjo sepse dje nuk merrej vendim per Tahirin,por per gjyqtaret ne se do te merrnin apo jo vetingun.
“Dekorimi” i Tahirit eshte nje dekorate jeshile alla canabis per reformen ne drejtesi.
Kush mbyll syte apo shet alibi per kete realitet shtetzhbërës eshte armik i shqiptareve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/