‘Shpërthen’ Zagani: Gjyqtarja që s’futi në burg Tahirin, më futi mua

‘Shpërthen’ Zagani: Gjyqtarja që s’futi në burg Tahirin, më futi mua

249
0
Shares

“Doli ashtu siç e kishte parashikuar. Saimir Tahiri do të dënohej sa për sy e faqe. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama.”

Ky është opinioni i Dritan Zaganit në një lidhje telefonike për Ora News sot pasdite.

Ish drejtuesi i policisë i cili ka denoncuar lidhjet e policisë me trafikantët e drogës në Fier e Vlorë deklaroi se gjyqtarja e trupit gjykues që dha dënimin për Tahirin futi atë (Dritan Zaganin) në burg me kërkesë të ish ministrit të Brendshëm.

Pyetje: A jeni i zhgënjyer që zoti Tahiri nuk do të shkojë në burg?

Dritan Zagani: I zhgënjyer nuk kam pse të jem, Jam i kënaqur që parashikimi im ka dalë. Do bënin diçka për ti hedhur pluhur situatës në të cilën ndodhet momenti që po kalon qeveria në vendin tonë. Jam i kënaqur për veten time. Kjo është një provë domethënëse që unë të çoj shtetin shqiptar në Strasburg sa më parë të mundem.

Në prizmin personal jam shumë i kënaqur, në prizmin e situatës është diçka që do ndodhte: Saimir Tahiri nuk do shkonte në burg se po të shkonte do të shkonte dhe Edi Rama. Ai mori një dënim simbolik, një dënim sa për sy e faqe. Këtë e kam thënë. Saimir Tahiri nuk shkon në burg sa të jetë Edi Rama ai që është. Harrojeni!

Pyetje: A mendoni se gjyqtarët kanë qenë nën presion?

Dritan Zagani: Çfarë presioni, atje nuk ekziston gjykata e prokuroria. Kryetare e trupit gjykues ishte një gjykatëse që më futi mua në burg, me kërkesë të Saimir Tahirit. Nuk ekziston asnjë hallkë e shtetit jo më drejtësia. Drejtësia ishte një paçavure sot është kthyer në një vegël kaq.

Pyetje: A prisni që njerëzit e vërtetë që kanë qenë të lidhur me trafikun e drogës të dënohen nga drejtësia e re?

Dritan Zagani: Kjo është një vorbull që është shpej të parashikohet. Kemi rol të brendshëm dhe të rol të jashtëm. Ata që janë të brendshëm kanë interes të mos funksionojë drejtësia. Në shqipëria mafia vendos nëse do bëhet apo nuk do bëhet, kush do shkojë apo nuk do shkojë në burg. Kjo qeveri kanabizoi Shqipërinë.

Zagani tha se nuk eshte nderprere ne asnje moment prodhimi i kanabisit vetem se tani është në duar të kontrolluara.

Dritan Zagani: Nuk është prerë në asnjë mënyrë prodhimi i kanabisit. Informacionet qw kam flasin për tunele të mëdha të kultivimit të marijuanës me llamba.Këtë fenoneme i kam verifikuar vetë që kur isha atje. Kultivimi është koncentruar në ato duar që punojnë për pushtetin. Wshte zvogëluar prodhimi për popullin e gjerë por jo për ata që trafikojnë. Kultivimi është në mënyrë të organizuar. Ka ambiente që policia nuk guxon ti shohë shtrembër. Ka ambiente ku kultivimi bëhet i mbyllur dhe me sistem dritash dhe ky prodhim ka shumë fitim. Ky është trafiku i vërtetë dhe jo fshatarët e Velçes në Vlorë. Tani është i kamufluar sa ka kërkesë tregu nga trafikantët shqiptar aq ka dhe prodhim por nuk ështw si në kohën e Saimirit kur vajti kilja e hashashit sa kilja e jonxhes tashmë është e kontrolluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY