“Dënimi është shkurajues”, reagon Ambasada Amerikane pas vendimit për Tahirin

“Dënimi është shkurajues”, reagon Ambasada Amerikane pas vendimit për Tahirin

98
0
Shares

Ambasada Amerikane e ka quajtuar shkurajues dënimin ndaj Saimir Tahirit, duke marrë parasysh sesa të rënda ishin akuzat.

Në një  reagim ne rrjetet sociale, ambasada shkruan dhe nenvizon se “ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse”.

REAGIMI I AMBASADES AMERIKANE NE FB

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY