Banesat dhe zonat e preferuar për hajdutët e Tiranës

Banesat dhe zonat e preferuar për hajdutët e Tiranës

67
0
Shares

Një i ri është autor i disa vjedhjeve të banesave në kryeqytet. Për të realizuar vjedhjet ai ndihmohej edhe nga persona të tjerë, ndërsa në këtë rast, ai duket teksa zbret nga tarraca e një pallati në zonën 21 Dhjetorit për të kryer vjedhjen e radhës.
Ndonëse në juridiksionin e komisariatit nr. 2 të Tiranës, nga 55 vjedhje banesash për këtë vit janë zbuluar 45 raste apo e thënë ndryshe 80 për qind, ky problem vijon të mbetet një fenomen shqetësues.
“Konstatojmë se janë kontingjent përsëritës dhe  shëtitës. Ky kontingjent ka tendenca në vjedhjet e banesave. Objekt i vjedhjeve janë pallatet e reja shumëkatëshe”, thotë Jorida Babameto, specialiste për hetimin e krimeve në Komisariatin nr. 2.
Kamuflimet e hajdutëve janë nga më të ndryshmet, ku shtiren edhe si shpërndarës fletushkash reklamimi, për të parë nëse në banesë ka njeri.
“Konstatojmë se vjedhjet kryhen në ato banesa ku bravat e dyerve nuk janë të sigurta duke ja bërë më të lehtë keqbërësve hapjen e tyre me ca karta të thjeshta”, thotë Babameto.
Zonat me të nxehta sa i përket vjedhjeve të banesave konsiderohen Tirana e Re, 21 Dhjetori , ish-Parku dhe ish-Blloku, kjo për shkak të lëvizjeve të qytetarëve dhe grumbullimit të vazhdueshëm gjatë fundjavave dhe në ditë festash.
Në disa raste janë konstatuar edhe përdorimi i çelësave të quajtur “kopil”. Por krahas vjedhjes së banesave problem mbeten edhe vjedhjet e tjera, si vjedhja me thyerje e automjeteve.
Në Komisariatin nr. 2, ndër më kryesorët në kryeqytet për shkak të territorit që mbulon, për këtë vit janë evidentuar 196 vepra penale të vjedhjes nga të cilat janë zbuluar 136 raste. /TopChannel/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY