“3 vite shërbim prove për Tahirin”, Prokuroria e Krimeve të Rënda...

“3 vite shërbim prove për Tahirin”, Prokuroria e Krimeve të Rënda zbulon lëvizjen e radhës

104
0
Shares

Pas vendimit të Gjykatës, Prokurorët Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, thanë se si një detyrim ligjor do të apelojnë vendimin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda gjeti fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin vetëm për një nga tre akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm por këto i kthehen në 3 vite shërbim prove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY