Plagosin në këmbë dhe brinjë 17-vjeçarin, policia zbardh ngjarjen në Shkodër: Konflikti...

Plagosin në këmbë dhe brinjë 17-vjeçarin, policia zbardh ngjarjen në Shkodër: Konflikti nisi në shkollë

102
0
Shares

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar. Policia informon se ka kapur një 17-vjeçar dhe po ndiqet në gjendje të lirë një 19-vjeçar.

Plagosja ndodhi gjatë mbrëmjes, ndersa konflikti kishte nisur që në shkollë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 19.09.2019, ora 20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, disa persona gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. S. vjeç 16, banues në lagjen Partizani, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Falë reagimit të shpejtë të forcave të policisë është identifikuar dhe kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY