Emergjenca e motit, ja si ndodhen dy vdekje

Emergjenca e motit, ja si ndodhen dy vdekje

53
0
Shares

Emergjencat Civile në gjithë vendin kanë angazhuar mbi 3.500 forca të strukturave zjarrfikëse, emergjencave, ushtarake, të Policisë së Shtetit dhe njësive vendore, thuhet në një njoftim të ministrisë së Brendshme publikuar sot pasdite. Ndërkaq janë shpjeguar edhe rrethanat në të cilat dy persoan humbën jetën një në Mat dhe një tjetrë në Tiranë.

Sipas ministrisë së Brendshme, janë 70 mjete të vëna në dispozicion për situatën, si dhe 1 helikopter.

QARKU TIRANË

Në lagjen Lura të Bashkisë Kamëz, një banor ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti në lumin e Tiranës. Trupi i tij u nxorr nga polumbarët e repartit RENEA.

Situata përgjatë lumit të Tiranës nga Babrruja deri në Laknas është përmirësuar pas rënies së prurjeve.

Deri tani janë evakuuar 80 familje.

Ura e Lugut pas Institutit Bujqësor të Kamzës është dëmtuar nga prurjet e lumit të Tiranës.

Autostrada Tiranë-Durrës është hapur në njërin krah, ndërsa në drejtimin tjetër kalimi është devijuar në rrugën dytësore.

QARKU DIBËR

Në bashkinë Klos shtetasi Z.N., 40 vjeç nga fshati Plan, hyri me makinë përmes rrjedhës së përroit të fshatit dhe prurjet e mëdha e morën me vete mjetin duke u mbytur.

Në shatin Myzë njësia administrative Lis, bashkia Mat si rezultat i prurjeve të Lumit Mat, u evakuua një familje me anë të helikopterit.

QARKU LEZHË

Në bashkinë Mirditë është dëmtuar unaza e qytetit të Rrëshenit, e cila është jashtë funksionit si pasojë e prurjeve të lumit Zme.

Janë hapur portat e Hidrocentraleve të Shkopetit dhe Ulzës.

QARKU KUKËS

Aksi rrugor Dushaj-Lekbibaj është hapur nga firma kontraktore pasi ishte bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve dhe dherave.

I bllokuar vijon të mbetet aksi rrugor Bajram-Curri Valbonë, në të cilin po punohet. Në fshatin Ujmisht është shembur ura mbi lumin Bushtricë.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Zhepe Njësia Administrative Çarshovë bashkia Përmet, era ka rrëzuar urën pasarele që lidh fshatin me qytetin duke e izoluar këtë zonë.

Në qarqet e tjera nuk ka situata problematike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY