Paloka: Tahiri tha një të vërtetë, “shefi i madh” është Rama

Paloka: Tahiri tha një të vërtetë, “shefi i madh” është Rama

91
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke komentuar seancën e sotme gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë se ky i fundit zbuloi një të vërtetë të madhe, se shefi është kryeministri Rama.

Paloka:Tahiri tha një të vërtetë , po jo ndonjë të re…Edhe më idioti në këtë vend e di që “shefi i madh” është Edvini dhe as Tahiri e askush tjetër që është zhgrryer në krim e korrupsion këto vite, nuk e ka bërë pa bekimin e Ramës.

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin për Tahirin. Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg. Nëse trupa gjykuese pranon kërkesën e organit të akuzës, Tahiri do të vuajë vetëm 8 vite burg pasi përfiton ulje të 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY