Gazetari Artan Hoxha: ‘Vrasësit e Santiagos erdhën nga jugu, u vra me...

Gazetari Artan Hoxha: ‘Vrasësit e Santiagos erdhën nga jugu, u vra me 300 mijë euro’

175
0
Shares

Gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë se grupi që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko vinte nga jugu i Shqipërisë.

I ftuar në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Hoxha tha se vrasja e Santiagos është një vrasje me pagesë, dhe se qysh në prill janë paguar 30 mijë euro për të ditur vendodhjen e tij.

Gazetari shtoi, se grupi që e ekzekutoi janë liruar nga prokuroria, dhe se ata kanë investuar 250 mijë euro për të dalë sërish të lirë.

Artan Hoxha: Janë zhdukur disa bosë të grupeve kriminale, janë arrestuar dhe ende nuk ka shkuar dot as media tek ato. Këto grupe kanë potenciale jashtë Shqipërie. Në Shqipëri vijnë dhe mbledhin kufoma. Situata është e artë për grupin e organizuar. Në ditët në vijim do t’a shpjegoj më mirë. Santiago Malko është përfshirë në shumë episode. Vrasja e tij, vrasje që krijoi një problem të ri në Tiranë. Santiago Malko, rezulton se është vrasje me pagesë. 8 muaj para, agjencitë tona ishin në dijeni se kishte 30 mijë euro shpërblim për vendodhjen e Santiagos. Ishte vënë në shënjestër nga një grup. Në prill, më 7 ose 8 prill kam bërë shkrim për një grup që do të bënte atentat. Grupi u kap asokohe dhe atentati nuk u bë. Ky grup u lirua brenda një kohe shumë të shkurtër. S’di sesi prokurorët e liruan menjëherë. U paguan një cerek million euro që ai grup të dilte sërish në rrugë. Santiago Malko, janë tri makina në skenën e krimit. Janë paguar 300 mijë euro. Qitësit kanë ardhur nga Vlora. Autorët janë të njëjtë, me atentatin e Edison Harizajt në Durrës dhe të njëjtët që goditën Ferdinand Llanajn në Vlorë. Grup i ekzekutorëve. Santiago Malko duhet të ekzekutohej me patjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY