“Thika e Tahirit për Ramën”, Berisha zbërthen mesazhet e ish-ministrit: I kërcënoi...

“Thika e Tahirit për Ramën”, Berisha zbërthen mesazhet e ish-ministrit: I kërcënoi se do t’i merrte me vete në burg

271
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizë të atyre që ish-ministri Tahiri deklaroi gjatë seancës gjyqësore.  Gjatë seancës, Tahiri ka thënë se disa “njerëz nuk përgjigjen as për vëllezërit e tyre”, duke iu referuar indirekt çështjes së njohur si “Babalja”, ku u pretendua se në një audiopërgjim fliste për trafik droge, Geron Xhafaj, vëlla i ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas Berishës deklaratat e Tahirit sot në Gjykatë janë thika për Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën, duke i quajtur dhe kërcënim të drejtëpërdrejtë.

Ish-kreu i qeverisë shton më tej se ish-deputeti i PS, i ka thënë Ramës dhe Xhafës shkurt e qartë: “Guxoni të më dënoni do t’iu marrë me vehte me gjithë vëllezërit tuaj trafikant”.

POSTIMI I PLOTË

Thikat e Tahirit ne sallen e gjygjit per Edvin Mafine dhe Fatmir Drogen! Miq, sot Saimir Habili leshoi ne sallen e gjyqit dy akuza bombe me kodin e mafies per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken nga njera ane dhe Fatmir Drogen dhe Geron Trafikun nga ana tjeter. Deklaratat bombe, kod mafioz te Saimir Habilit ishin si vijon.

1-“Në raport me politikën Edi Rama është shefi i madh”, mesazhet e koduara, ish-ministri nxjerr foton me Ramën në gjyq. 2-Unë i pandehur se shita makinën, të tjerë me vëllezër trafikantë s’mbajnë përgjegjësi” Mesazhet e Tahirit në gjyq.

Me keto mesazhe te koduara Saimir Habili deklaroi: Politika e kanabizimit te vendit ishte e Edvinit jo e imja. Pra une zbatova porosite e shefit te madh o gjyktates. Perveç kesaj ai akuzon direkt Ramen dhe Xhafen qe nuk mbajne pergjegjesi per vellezerit trafikant (Olsin dheGeronin).

Sajmir Habili nuk kercenon vetem Xhafen per Geronin si çpo perpiqet Fuga dhe Don Djall Agaçio te manipulojne me mediat, pasi ai qellimisht nuk thote tjetri me vella trafikant por foli ne shumes, te tjere me vellezer trafikante dhe ketu fjala eshte personalisht per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken dhe Fatmir Drogen dhe Agron/Geron Trafikun! Morali: Guxoni te me denoni do tju marre me vehte me gjithe vellezerit tuaj trafikant!! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY