Apeli i fortë i ISHMT-së: Këtë pjatë porcelani mos e përdorni, është...

Apeli i fortë i ISHMT-së: Këtë pjatë porcelani mos e përdorni, është e rrezikshme!

100
0
Shares

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, bën apel për gjithë konsumatorët të mos blejnë një produkt të fundit me rrezikshmëri të lartë.

“Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë. “-njofton ISHMT, ne faqen e saj zyrtare.

Bëhet fjalë për këtë pjatë porcelani që shihni në foto, e cila nuk duhet të përdoret
“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 398975, për produktin “Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit , Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të migrimit të plumbit mbi kufirin e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”-thuhet në njoftimin e institucionit.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Pjatë prej porcelani për përdorim të përditshëm

Emri i produktit në etiketë: Plate for Daily use-Porcelain

Numri i artikullit: DFB-075

Numri i LOT: 16HKF7

Pamja e jashtme e produktit: 19 cm Ø

Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN

Barkodi: 0470095000030

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY