“Sekuestrohen bimë dhe boçe kabanis”, Policia e Krujës kreh zonën: Goditen 2...

“Sekuestrohen bimë dhe boçe kabanis”, Policia e Krujës kreh zonën: Goditen 2 raste kultivimi të drogës

96
0
Shares

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike. Policia ben me dije se ka arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe është proceduar kryeplaku i fshatit Gramëz.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Fushë – Krujë dhe Prokurorinë e Rrethit kanë finalizuar me sukses dy operacione policore kundër kultivimit të bimëve narkotike, të koduar “Arrameras 3” dhe “Gramëz 2”.

Janë sekuestruar bimë dhe boçe Cannabis Sativa, si dhe municion luftarak.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Strukturat Policore ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Arrameras 2″ janë arrestuar në flagrancë për veprat penale” Kultivimi i bimëve narkotike” e kyer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasit:

E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë – Krujë;
Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë – Krujë;

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë – Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm u konstatua se në në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 200 bimë Cannabis Sativa në banesat e shtetasve E. S., Y.S. dhe A.S.
• një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm, në banesën e shtetasit A. S.

Në vijim është finalizuar edhe operacioni i koduar “Gramza 2”. Janë arrestuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasit:

A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;
R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;
Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;
G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;
Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë;
L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç, banues në Gramëz , Fushë – Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•150 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;
• 9 kg boçe Cannabis Sativa
• 1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY